Tuesday, 26. May 2026
Sport

Sigal Prishtina ndeshet me Vëllaznimin

GS 14/02/2025 1 Min. Lesezeit

Sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë zhvillohet përballja mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.

Kjo sfidë zhvillohet nga ora 19:00, në kuadër të javës së 21-të të ProCredit Superligës.

Prishtinasit kanë 12 fitore e tetë humbje, ndërsa kuqezinjtë 11 fitore e nëntë humbje.

Ky është takimi i vetëm i kësaj xhiro, pasi tri duelet tjera Bora-Trepça, Golden Eagle Ylli-Proton Cable Prizreni dhe Peja-Bashkimi janë shtyrë për shkak se palestrat ende nuk janë liruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Teilen: