Saturday, 7. November 2026
Sport

Sigal Prishtina triumfon në “Karagaçi” ndaj Pejës, Bora fiton përballë Vëllaznimit

GS 07/11/2026 1 Min. Lesezeit

Sigal Prishtina e ka fituar super ndeshjen në “Karagaçi” ndaj Pejës me rezultatin 80:79 me treshe në sekondat e fundit.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta në çerekun e katërt pasi një mjet plasës u hedh në afërsi të bankës së Prishtinës. Kishte tensione mes shikuesve pejanë dhe Malcolm Arsteadit të Prishtinës.

Në çerekun e katërt një mjet plasës është hedhur në afërsi të bankës së Prishtinës dhe arbitrat dërguan lojtarët në zhveshtore.

Fitores në fund iu gëzuan prishtinasit.

Ndërkohë, Bora e ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës me rezultatin 79:72, në një ndeshje dramatike, ku fituesi u përcaktua në minutat e fundit të çerekut të katërt.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” i takoi xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja ishte plotësisht e hapur deri në 2:35 minutat e fundit, kur rezultati ishte i barabartë, 67:67.

Bora nisi të shkëputej pas pikëve të Amin Hotit, i cili realizoi dy gjuajtje të lira për 69:67, ndërsa në aksionin pasues shënoi sërish për 71:67.

Teilen: