Futbollisti portugez, Bernardo Silva, ka shprehur qartë dëshirën e tij për të vazhduar karrierën në Barcelonë, shkruan Mundo Deprotivo.
Silva thuhet se ka lënë mënjanë ofertat nga PSG dhe klubet nga Arabia Saudite pasi dëshiron të fokusohet në negociata dhe një kalim te klubi katalanas.
Në karrierën e tij ai ka luajtur për klube si Benfica, Monaco dhe Manchester City, me të cilët ka fituar gjithçka që ka për tu fituar.
Sezoni i kaluar ishte veçanërisht i suksesshëm pasi Man City më në fund arriti të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Mesfushori sulmues vendosi të largohej nga skuadra pas fitimit të titullit kampion evropian.
Mundo Deportivo thekson se është interesante që Silva është gati të humbasë mundësinë më të mirë financiare.
Arabia Saudite po i ofron kështu një pagë javore deri në një milion euro, vetëm për tu bashkuar me Barcelonën.