Trajneri brazilian i përfaqësueses kuqezi, Silvinjo ka folur pas suksesit 1-0 kundër Letonisë në “Air Albania” duke theksuar se kuqezinjtë fituan një ndeshje shumë të vështirë.
“Fituam një ndeshje shumë të vështirë. Letonia, një kundërshtar i fortë fizikisht, bënë një paraqitje të ngjashme kundër Serbisë, mund të kishin dalë dhe barazim. Nëse nuk shënon golin e sigurisë mund të rrezikosh shumë”.
“Letonia është e rrezikshme në lojën në ajër, ndoshta Kumbulla mund të ishte aktivizuar më përpara. Hezituam që të nxirrnim më përpara Brojën, sepse do e sillnim kundërshtarin në zonën tonë. Prandaj e aktivizova Kumbullën më vonë”.
“Në futbollin e sotëm modern skuadrat mbrohen mirë, është bërë akoma më e vështirë për të shënuar. Letonia është fizikisht e fortë, të krijon situata të vështira, sepse lufton deri në fund. Fituam tri pikë dhe jemi në garë”.