Futbolli italian i ka dhënë lamtumirën Silvio Berluskonit vetëm një muaj më parë, por ka gjetur shpejt një tjetër protagonist me të njëjtin emër. Futbollisti 17-vjeçar Silvio Berluskoni Boahen, ka debutuar me skuadrën e Virtus Kasteldifranko, që do të marrë pjesë në kampionatin e kategorisë së katërt italiane në këtë sezon.
Miqësorja e klubit në fjalë ndaj Kontiçela, ka tërhequr vëmendjen pikërisht për shkak të debutimit të djaloshit me emrin e veçantë, i lindur në Itali, por me origjinë ganeze. Babai i tij, Antoni Boahen, ka qenë ai që ka vendosur për këtë emër. Ai kishte ardhur si emigrant në Gadishullin Apelin në vitin 2002, duke zbarkuar në Palermo, për t’u zhvendosur më pas në Modena ku ka lindur edhe djaloshi.
“Dëshiroja që t’i vija emrin e një shefi të madh të politikës, nga i cili më pëlqente gjithçka dhe falë të cilit mora lejen time të qëndrimit në Itali”, shpjegoi ai për “Gazzetta di Modena”. Nuk është aspak rastësi që në familjen Boahen janë të gjithë tifozë të çmendur me Milanin…
PANORAMASPORT.AL