Atletico Madrid është në kërkim të një tjetër lojtari nga Premier League.
Pasi ka siguruar Julian Alvarez dhe Conor Gallagher, spanjollët po mendojnë të bëjnë një ofertë për mesfushorin e Manchester City, Matheus Nunes.
Mesfushori duket se nuk bën pjesë në planet e Pep Guardiola-s një vit pasi u ble nga Wolves.
Nunes duket se nuk është i përshtatshëm për stilin e lojës të Guardiola-s dhe klubi nuk do të kishte probleme ta shiste.
Megjithatë, Atletico preferon taa marrë me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes, sipas The Athletic.