Monday, 30. March 2026
Sport

Simeone harron mosmarrëveshjet me sulmuesinf

GS 02/08/2024 1 Min. Lesezeit

Joao Felix vazhdon të stërvitet me Atleticon e Madridit. Futbollisti portugez, i cili ngulmonte për qëndrimin te Barcelona, ka hyrë në dinamikën e grupit. Dhe po stërvitet nën urdhrat e Diego Simeones.

Sipas AS, tekniku argjentinas është i gatshëm të harrojë të kaluarën. Me “Los Colchoneros” që mund ta mbajnë lojtarin në skuadër. Gjithsesi, klubi është i hapur të dëgjojë çdo ofertë për kartonin e sulmuesit.

Nëse nuk vjen propozimi i duhur për 24-vjeçarin – nën kontratë me Atleticon deri në 2029 – ai pritet të qëndrojë në skuadër edhe për sezonin e ri.

Edicionin e shkuar në La Liga, Joao Felix shënoi 10 gola dhe dhuroi 6 asistime me Barcelonën, ekip ku luajti i huazuar nga Atletico Madrid për vetëm një edicion.

Teilen: