Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka marrë një lajm të mirë para gjysmëfinales së kthimit të Champions League që spanjollët do të luajnë të martën ndaj Arsenal, në Londër.
Lojtarët Julian Alvarez, Guiliano Simeone dhe Alexander Sorloth janë grumbulluar për ndeshjen e të martës. Deri dje ata ishin në dyshim pas dëmtimeve që pësuan në ndeshjen e parë në Madrid.
Alvarez dhe Simeone munguan në fitoren e fundjavës ndaj Valencia, por duket se do të kthehen të martën në mbrëmje. Ndërsa sulmuesi Sorloth nuk ka luajtur për Atletico në tre nga katër ndeshjet e tyre të fundit.
Gjithsesi, prania e tyre është një lajm i mirë për Simeone, që do të ketë thuajse të gjithë grupin në dispozicion për të synuar kualifikimin në finalen e Champions League. Ndeshja e parë përfundoi në barazim 1-1.