Trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, festoi kualifikimin e ekipit të tij në çerekfinalen e Champions League me një humbje 3-2 në Londër ndaj Tottenham. Gjithsesi, skuadra “colchoneros” pas fituar 5-2 ndeshjen e parë në Madrid, duke qenë kështu mes 8 më të mirave në Europë.
Në çerekfinale, skuadra e Atletico do të luajë ndaj Barcelonës. “Është momenti për të qenë të lumtur si klub, si ekip dhe me gëzimin që tifozët tanë ndiejnë për arritjen në çerekfinale. Rruga përpara do të jetë e vështirë, ashtu siç ka qenë në fushatat e mëparshme kur kemi arritur në finale”, tha Simeone.
“Ne po garojmë në La Liga, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve, ndaj do të përpiqemi të bëjmë mirë kudo. Do të duhet të garojmë siç kemi bërë gjithnjë. Do të jetë e vështirë, pasi do të përballemi me ekipin me sulmin më të mirë në Evropë, por do të kemi entuziazmin tonë për të garuar si gjithmonë”, shtoi Simeone.
Më tej, trajneri argjentinas tha: “Ndonjëherë nuk ka nevojë të flasim. Faktet dhe shifrat flasin vetë. Duhet të vazhdojmë të japim energjinë tonë më të mirë, cilësinë tonë më të mirë, për të vazhduar të rishpikim veten dhe dje ekipi bëri një përpjekje të madhe. Jam shumë i lumtur”.
“Po përpiqemi të konkurrojmë me Barcelonën, të cilët janë kundërshtarët tanë. Nuk kam dyshim se ata janë skuadra më e mirë sulmuese në Evropë. Perspektiva e një çerekfinaleje kundër tyre është një sfidë e madhe dhe do të kërkojë një nivel të lartë performance nga ne”, deklaroi Diego Simeone.