Një Diego Simeone i zhgënjyer foli për mediat, teksa trajneri i Atlético de Madrid shprehu keqardhjen për rënien e nivelit të lojës së skuadrës në humbjen 2-1 ndaj Liverpool në “Anfield”, në ndeshjen e parë të fushatës së tyre në Champions League.
“Mendoj se është normale të mos luash në të njëjtin nivel në pjesën e dytë; nëse do të ndodhte ndryshe, do të thoshte se nuk jemi në gjendjen e duhur fizike. Në pjesën e parë luajtëm mirë. Në të dytën jo, dhe kur fillon të bësh gabime në pjesën e dytë, i gjithë mundi që ke investuar thjesht kalon në plan të dytë”, tha Simeone.
Më tej, argjentinasi tha: “Ndodhi në Bilbao. Ndodhi edhe këtu, në ‘Anfield’. Për të qenë i sinqertë, ajo që ka rëndësi, ajo që vlen, janë rezultatet. Edhe detajet janë të rëndësishme sigurisht, por po pësojmë shumë gola. Tre në Bilbao, një në Sevilje, dy sonte, dhe kjo varet nga skuadra”.“Duhet të punojmë për këtë. Duhet të punojmë shumë fort. Kam thënë se jemi në një fazë ndërtimi. Njerëzve nuk u pëlqen ta dëgjojnë këtë, por ne jemi duke ndërtuar dhe kemi ende gjëra për të rregulluar“, deklaroi Diego Simeone.