• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Simeone nuk dorëzohet para Barçës: Dështim? Nuk e kemi thënë ende fjalën e fundit

02/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Para ndeshjes që do të vendosë sezonin e Atletikos së Madridit, trajneri Diego Simeone ka folur për mediat spanjolle. Trajneri i bardhekuqve ka analizuar situatën aktuale të skuadrës në prag të ndeshjes kundër Barçës.simeoneAi ka refuzuar ta etiketojë të dështuar sezonin e Atletikos, duke premtuar betejë deri në fund për Kupën e Mbretit, por edhe për La Ligën, ndonëse në këtë të fundit shanset janë zbehur jo pak pas rezultateve jo bindëse në javët e fundit.

“Njerëzit janë sjellë në të njëjtën mënyrë si çdo vit, që kur erdha në klub. Duke kënduar gjatë gjithë ndeshjes, duke dhënë energji të pabesueshme, fuqia e stadiumit na ndihmon, por kundër Barcelonës nuk është një finale, është një gjysmëfinale që do të na lejonte të luanim në një finale, ndaj një kundërshtari që luan jashtëzakonisht mirë”, paralajmëroi Simeone. Trajneri i “Colchoneros” ka shtuar se skuadra e tij do të japë gjithçka për të arritur në finalen e madhe.

“Unë do ta quaja sezonin një dështim nëse ne do të kishim qëndruar duarkryq dhe nuk do të kishim bërë asgjë. Ai që përpiqet nuk dështon kurrë. Për mua sezoni po shkon shumë mirë. Jemi në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit dhe ndeshje pas ndeshje do të tregojë nëse sezoni është i jashtëzakonshëm, i mirë apo mesatar. Unë po flas nga përvoja ime. Skuadra po kalon një sezon shumë të mirë, duke konkurruar mirë në Champions dhe duke bërë shumë mirë në La Liga. Nuk e kemi thënë ende fjalën e fundit”, deklaroi trajneri argjentinas i Atletikos, i cili në fund nuk ka kursyer as përgëzimet për sulmuesin e Barcelonës, Robert Levandovski, duke e cilësuar atë një shembull për t’u ndjekur.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Basketboll, dueli i mbrëmjes në Suharekë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.