Trajneri i Atletico Madrid: “Lamine luajti bukur, por ka një diferencë të madhe mes të luajturit një ndeshje të lezetshme dhe të qenit makth”.
Tani mund të thuhet se është e lehtë, me kualifikimin e Atletico Madrid në xhep dhe një ndeshje të komplikuar të lënë pas krahëve. Mendimi i trajnerit Diego Simeone për Lamine Yamal, të paktën ashtu si ai e prezanton, është një kunj i vërtetë për fenomenin e Barcelonës:

“Është jë djalë i zoti, me talent të madh. Dje ai tentoi kalimin një kundër një, shënoi që në minutën e 3-të dhe mediet duan ta kurorëzojnë si mbret të Europës. Por në futboll e vetmja gjë që ka rëndësi është se kush do të jetë në short nesër në mëngjes. Shtypi do që unë të kem frikë nga një adoleshent vetëm se bën lëvizje elegante dhe në intervista flet me siguri për veten. Ju lutem…”.
Më tej Smeone ka theksuar: “Për një 10-vjeçar më është dashur të qëndroj në këmbë gjatë linjës dhe të shoh Cristiano Ronaldo të shënojë tripleta për të eliminuar vërtet skuadrën time nga ky kompeticion. Ajo është frika e vërtetë.
Lamine luajti një ndeshje të bukur, por realiteti është se shkojmë ne në gjysmëfinale. Ai do të kthehet në shtëpi të na shohë nga televizori. Ka një ndryshim të madh mes të luajturit një ndeshje të mirë dhe të qenit një makth”.