Monday, 11. May 2026
Sport

Simon operohet, katër muaj jashtë fushe

GS 16/07/2024 1 Min. Lesezeit

Portieri i Spanjës, Unai Simon do t’i nënshtrohet operimit të dorës gjatë kësaj jave dhe do t’i mungoj Athletic Bilbaos të paktën për katër muaj.

Simon me lëndim të dorës u paraqit te Spanja në “Euro 2024”, turne të cilin e fitoi të dielën mbrëma pasi mposhti 2:1 Anglinë në finale.


Reklamë

Reklamë

Reklamë

ADVERTISEMENT

Simon ishte i pazëvendësueshëm në portën e Spanjës dhe ishte ndër portierët më të dalluar në Evropianin që për një muaj u mbajt në Gjermani.

Shkaku i operimit, Simon do t’i mungoj Bilbaos në tetë ndeshjet e para të sezonit të ri në La Liga, ndërsa pritet të kthehet në portë gjatë muajit tetor.

27-vjeçari është produkt i akademisë së Bilbaos dhe me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2018.

Me Spanjën, Simon ka regjistruar 46 paraqitje që nga debutimi i tij në vitin 2020 kurse me Athletic Bilbaon ka kontratë deri në vitin 2027.

Teilen: