• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Simone Inzagi: Vit super, fitorja e titullit sot nuk është fiksim

22/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Simone Inzagi është pranë ëndrrës së tij. Kërkon tit ullin kampion për herë të parë në karrierën e tij dhe të 20- tin për Interin. Numri një i skuadrës thotë se fitorja në derbi nuk duhet të jetë fiksim, sepse sezoni ka qenë i jashtëzakonshëm.

inzagi

Kjo vigjilje është ndryshe. Si janë emocionet tuaja dhe të skuadrës?

Derbi është gjithmonë derbi. Ka pritshmëri të mëdha. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar shumë mirë dhe nesër (sot) mund të jetë një ditë speciale. Duam të luajmë një derbi të madh.

Si ndiheni gjatë këtyre orëve?

Me djemtë kam folur. Kemi bërë një ecuri të jashtëzakonshme në këtë sezon. Nuk po e jetojmë si një fiksim për ta fituar titullin kampion në derbi. Ne kemi dominuar kampionatin dhe kemi kaluar shumë vështirësi. Atë që duhet të bënim e kemi bërë që në startin e sezonit. Tani rruga po mbaron dhe duam të shohim titullin.

Është një derbi ndryshe ky?

Ajo për të cilën luhet është diçka e madhe. Ne kemi fituar 5 derbet e fundit, por e dimë që nuk kanë lidhje me atë që do të luhet këtë herë. Do të gjejmë një skuadër të përgatitur që do të bëjë gjithçka për të na e bërë të vështirë.

Çalhanoglu ka thënë se jeni përmirësuar të gjithë në këtë sezon, është e vërtetë?

Unë dua thjesht të falën deroj njerëzit që kanë qëndruar me mua gjatë kësaj kohe, në radhë të parë lojtarët. Më kanë ndihmuar shumë. Pastaj klubi është shumë i fortë që nga presidenti te Marota, Auzilio, Baçin, Zaneti, Ferri. Të gjithë e duan Interin dhe bëjnë gjithçka për të.

Çfarë ju bën të lumtur?

Fitoret dhe trofetë janë shumë të rëndësishëm dhe në fund të fundi ato vlejnë në futboll, por unë jam i kënaqur për atë që po bëjmë, për sinergjinë që kemi bashkë me skuadrën, drejtuesit dhe tifozët. Tani u bënë 3 vite që unë po jetoj në Milano pas 22 vitesh në Romë. Pas 3 muajsh tifozët më bënin komplimente për mënyrën si luante skuadra, pavarësisht vendit në klasifikim.

Si do t’i përmblidhnit këto 3 vite?

Kanë qenë 3 vite intensive. Kemi fituar shumë, por diku edhe kemi humbur. Nuk jemi dorëzuar asnjë centimetër pas humbjeve dhe kemi punuar me të njëjtën mënyrë siç kemi fituar edhe trofe. Unë thjesht mund të punoj shumë, ashtu si me stafin dhe lojtarët.

Nga Kina Zhang ka konfirmuar që do të vazhdojë të qëndrojë në krye të skuadrës…

Kam folur me presidentin. Fjalët e tij më kanë motivuar, por nuk është rastësi. Kam raport të shkëlqyer me të dhe dua ta falënderoj për mënyrën si është sjellë gjatë këtyre viteve.

A mund të zgjatet akoma më shumë cikli i Interit?

Sigurisht që po. Jam i lumtur për atë që kemi bërë deri tani, por nuk duhet të ndalemi. Tifozët po na mbështesin në çdo moment dhe jam i lumtur që po vazhdojmë në këtë mënyrë. Klubi ka programuar të ardhmen dhe unë kam dëshirë që të qëndroj këtu.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.