• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Simone pas 7 minutash më mori me këmishën e hapur dhe i qullur”, babai i vëllezërve Inzagi tregon krenarinë e tij për arritjet e djemve: Meritë e gruas…

08/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhankarlo Inzagi është padyshim një nga prindërit më krenarë në Itali. Djemtë e tij kanë bërë emër si futbollistë e tani po përsëritin vetveten si trajnerë. Babai i Simones dhe Filipos, ka dhënë një intervistë për “La Repubblica”, duke treguar ndjesitë e para pasi pa djalin të shkonte si trajner në finalen e Ligës së Kampioneve për herë të dytë në tre vite.

dfgdfgfdgdfgfd

“Mrekullinë e bëri Marina, gruaja ime! Është meritë e saj nëse Simone dhe Filipo janë ashtu siç janë. Miqtë më pyesin se si ia bëj të fle me dy fëmijë kështu, dhe unë nuk e di. Ata më kanë argëtuar që kur ishin 16 vjeç dhe unë sot jam 77 vjeç. Kam qenë një baba me të vërtetë me fat”, tha ai fillimisht, teksa nuk ngurro të thumbonte edhe Gasperinin që vlerësohet si strateg i madh në Itali.

Çfarë ju tha Simone?
Që është hakmarrja e përvojës. Interi i kishte bërë propozim “do të marrim dy njëzetvjeçarë dhe ti do t’i bësh të rriten”. Ai iu përgjigj “bravo, kështu që nëse nuk fitoj vitin e parë, do më largoni”. A folëm? Videotelefonatë nga dhoma e zhveshjes pas shtatë minutash, Simone me këmishën hapur, i qullur dhe pa zë. Pastaj nga makina duke shkuar në shtëpi. Dhe pastaj në mëngjes, me dy fëmijët në shtrat sepse as që shkuan në shkollë. Në orën 9 ai kishte 411 mesazhe për të lexuar në celular.

Xhankarlo, do të shkosh në Mynih?
Kurrë! Nuk mund ta braktis divanin tim me fat në San Nikolo: perde të ulura, uiski, një cigare, të jem në gjendje t’u vendos emra të gjithëve, sepse askush nuk më dëgjon. I shikoj ndeshjet vetëm, edhe pse në “San Siro” kam një abonim sezonal në tribunën pranë La Rusas dhe kryetarit të bashkisë. Duhet të kem shkuar atje tre herë…

Edhe Pipo është i mirë…
Ai trajnon Pisën, pa ofenduar askënd, jo ​​Interin: nga vendi i 13-të në ngjitje brenda një viti. Çfarë krenarie e pakufishme për djemtë e mi të mirë, kurrë një polemikë, kurrë një problem, kurrë një fjalë pa vend. Kështu ishin si futbollistë, kështu janë si trajnerë. Ata nuk hedhin shishe mbi ju gazetarët, siç bëjnë disa. Por Dea, Dea këtu, Dea atje…

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Davide Ancelotti mund ta nis punën si trajner i parë dhe atë te klubi i njohur gjerman

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.