Tuesday, 5. May 2026
Sport

Sinan Idrizi: U rikthyem në shtëpi, Flamurtari do rrisë cilësinë e kampionatit Abissnet Superiore

GS 23/08/2025 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka folur për emisionin Super Gol në RTSH Sport në prag të sfidës kundër Elbasanit, që do të transmetohet në RTSH Sport.

Numri 1 i vlonjatëve thekson se skuadra vlonjate u rikthye në vendin ku i takon dhe se cilësia e kampionatit Abissnet Superiore do të rritet me ardhjen e Flamurtarit.

“Jemi rikthyer në Abissnet Superiore, në shtëpinë tonë. Flamurtari do të rrisë kualitetin e kampionatit. 5 vite janë shumë për një skuadër si Flamurtari, që të qëndrojë larg elitës. Në tetor do të firmosin kontratën me Realin e Madridit, investimi do të jetë yni, ndërsa menaxhimi i tyre”, ka thënë mes të tjerash Idrizi.

Teilen: