Drejtori sportiv i Vllaznisë, Vioresin Sinani ka folur për emisionin “Super Gol” në RTSH Sport në prag të ndeshjes kundër Egnatias, sfidë që do të çelë edicionin e 87-të të kampionatit Abissnet Superiore.
Sinani është i kënaqur me merkaton e skuadrës shkodrane dhe shpreson që Vllaznia të nisë sezonin e ri me fitore.
“Është dita e parë e kampionatit, shpresoj që tifozët të kënaqen dhe të bëhet një festë e vërtetë, sepse përballen dy skuadra të forta si Vllaznia dhe Egnatia. Shpresoj që të fitojë Vllaznia, por këtë le tia lemë fushës. Skuadra është përforcuar në merkato dhe jemi të kënaqur me përforcimet që kemi bërë”, ka thënë mes të tjerash Sinani.