Jannik Sinner është tenisti që ka fituar më shumë para në vitin e fundit. Italiani e mbylli sezonin në mënyrë perfekte, duke fituar gjithashtu finalet e ATP-së i pamposhtur.
Një triumf me vlerë 4.63 milionë euro, përveç 5.52 milionëve që erdhën me fitoren në “Six Kings Slam”. Italiani e mbyll kështu vitin 2024 me 21.2 milionë eurosh të fituara vetëm nga çmimet e turneve. Alcaraz, i dyti, “mblodhi” gjysmën e parave të fituara nga Sinner.
Në detaje Sinner këtë vit kalendarik ka fituar këto trofe dhe ka koleksionuar këto shuma parash:
ATP Finals (fituar): 4.63 milionë euro
US Open (fituar): 3.32 milionë
Aus Open (fituar): 1.95 milionë
Masters Miami (fituar): 1.015 milionë
Shanghai Masters (fituar): 1.015 milionë
Masters Cincinnati (fitoi): 970 mijë
Roland Garros (gjysmëfinale): 650 mijë
Wimbledon (çerekfinale): 450 mijë
ATP Rotterdam (fitoi): 400 mijë
ATP Halle (fituar): 421 mijë
ATP Pekin (finale): 345 mijë
Masters Monte-Carlo (gjysmëfinale): 275 mijë
Masters Madrid (çerekfinale) 162 mijë
Masters Montreal (çerekfinale): 157 mijë
Këtyre çmimeve u duhet shtuar edhe 5.52 milionë euro nga Six Kings Slam.
Alcaraz ka fituar 11 milionë në vitin 2024, ndonëse spanjolli ka fituar të njëjtin numër Slamesh si rivali i tij.