• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sinner ka nevojë për psikolog

21/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tre topa të humbur, të cilat vlenin fitoren në finalen e Roland Garros, trofe të cilin e humbi dhe eliminimi nga turneu gjerman në hallej, janë ngjarje që mbartin ngarkesë të mjaftueshme emocionale, as mund të rrëzojnë edhe një anije luftarake. Këtë e di mirë edhe Jannik Sinner, i cili është ndër sportistët e rrallë të shkëlqyer që kanë një aftësi të mirë për të lexuar veten. Ndaj pasi u mund në Halle nga Bublik, të cilin në Paris e kishte mundur në tre sete pa u lodhur fare, italiani tha se e vuajti ndeshjen “fizikisht dhe mendërisht”.

Madje edhe Bublik pas fitores tha i habitur:  “Ky Janik ishte një lojtar tjetër”. Ai është një djalë, ndoshta, që ende duhet të kapërcejë një traumë: domethënë, të kuptojë, të pranojë rënien, të rivendoset, të rimbushet, të fillojë përsëri duke mësuar të jetojë me fantazma e së kaluarës. Madje i madhi Boris Becker profetizoi se do t’i duhej një vit për ta harruar atë që kishte ndodhur. Por është e pamundur të bësh parashikime, Ky është një proces që duhet ta kalosh.

 E shpejtësia me të cilën e bën i dallon kampionët nga qeniet e tjera njerëzore. Tani vjen Ëimbledoni, i cili është një mundësi e mirë dhe mjaftueshme për Sinerin për të larguar makthet e fushave me dhe të kuq.  E ndërsa italiani është në proces shlodhjeje mendore, Alcarz prej 6 muajsh është protagonist. Me arritjen në gjysmëfinalen e turneut Queen’s, spanjolli 21-vjeçar, ka siguruar 40 fitore në vitin 2025.

Ylli spanjoll është në formën e tij më të mirë, duke patur edhe spektatorët me vete, të cilët e duartrokasin fuqishëm në të gjitha fushat ku luan. Dhe në Ëimbledon, Alcaraz shkon në formën e tij më të mirë, pasi ka shkëlqyer në të tre turnetë e fushave me dhe të kuq, Monte Karlo, Romë dhe Paris.

Next Post

Bayern Munich po përgatitet të nënshkruajë një mesfushor për 50 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.