• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sinner shkëlqen edhe në Torino, numri 1 botës pranë gjysmëfinales së ATP Finals, sot radha e Alcaraz

13/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Janik Sinner vazhdon paraqitjet perfekte në “ATP Finals” të Torinos. Numri një i botës mori edhe fitoren e dytë në grup duke mundur në dy sete Taylor Fritz.

Suksesi në të dyja setet me rezultatin 6 me 4 e lejon italianin që ta afrohet edhe më shumë me gjysmëfinalet.

Për të siguruar kualifikimin matematikor në katërshen, tashmë 23-vjeçarit do ti mjaftonte të fitonte të paktën një set në duelin e fundit kundër Danil Medvedev të enjten.

Suksesi kundër amerikanit për Janik Siner ishte më impenjativ në raport me fitoren në takimin e parë kundër australianit Aleks De Minur.

23-vjeçari italian pati disa vështirësi sidomos në setin e parë kur loja ishte 3 me 3 dhe Tajlor në Fritz ishte shumë pranë suksesit, sukses që u sfumua nga dy shërbime perfekte  nga Janik Siner.

Me të kaluar këtë moment, italiani nuk humbi më shërbime duke e mbyllur edhe setin e parë edhe të dytin secili 6 me 4, duke elektrizuar tifozët vendas në Torino me disa goditje prej kampioni.

Nga ana tjeter Medvedev u kthye në lojë për kualifikimin në gjysmëfinale, pasi mundi në sfidën e dytë australianin De Minur me rezultatin 6-2, dhe 6-4.

Në grupin tjetër sot është radha e yllit spanjoll Carlos Alkaraz për të treguar veten.

Pas humbjes surprizë në ndeshjen e parë kundër Gasper Rud, tani spanjolli duhet të fitojë me patjetër duelin ndaj Andrei Rublev për të mos u eliminuar para kohe nga ky kompeticion i rëndësishëm./vizionplus.tv

Next Post

Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare, FSHF: Më shumë se 10 vite kuqezi. Faleminderit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.