• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sinner ‘tmerron’ Gjokoviqin, kompletohet finalja e Wimbledonit

11/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tenisti italian, Jannik Sinner, ka shënuar fitore bindëse ndaj Novak Gjokoviqit në gjysmëfinale të turneut Grand Slam “Wimbledon”. Të premten pasdite, italiani 23-vjeçar fitoi 3:0 në sete ndaj tenistit serb.

Dy setet e para Sinneri i fitoi me rezultatin 6:3, duke shfaqur lojë të nivelit të lartë. Të tretin e fitoi me rezultatin 6:4.

Ndërkohë Gjokoviqi ka pasur telashe fizike gjatë ndeshjes.

Në finalen e së dielës, Sinneri takohet me spanjollin Carlos Alcaraz. Alcaraz më herët të premten fitoi 3:1 në sete ndaj amerikanit Taylor Fritz.

Sinner për herë të parë do të paraqitet në finale të Wimbledonit.

Ai ka fituar në Australian Open në vitet 2024 e 2025, ndërsa vjet e fitoi edhe Grand Slamin “US Open”. Në “French Open” është mposhtur në finale më herët këtë vit.

E ndërkohë tenisti serb Gjokoviq mbetet me shtatë tituj të Wimbledonit. As këtë vit nuk mund ta barazojë legjendën Roger Federer që ka tetë. 

Te tenistet në finale janë kualifikuar amerikania Amanda Anbisimova dhe polakja Iga Swiatek. Finalja e tenisteve është të shtunën.

Next Post

Spanja me pikë të plota, Italia në çerekfinale pas një mungese 12-vjeçare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.