Cristiano Ronaldo nuk ka arritur ende të shënojë në Euro 2024. Futbollisti portugez, në fazën e 16-shes kundër Sllovenisë, pati edhe një penallti të pritur nga Oblak. Ai do të mbushë 40 vjeç shkurtin e ardhshëm dhe aktualisht luan për Al-Nassr në Arabinë Saudite, por ende nuk ka folur për një pensionim të mundshëm nga futbolli.
Për mundësinë për të luajtur në Botërorin 2026 me Portugalinë, megjithatë, erdhi mendimi i “babait të tij futbollistik”, Sir Alex Ferguson. Sipas ish-trajnerit të Manchester United, do të dukej padyshim e pamundur ta shohim atë ende në këtë nivel pas dy vitesh.
“Nuk mund ta imagjinoj. Futbolli do të bëhet edhe më i shpejtë dhe më atletik në vitet e ardhshme. Për më tepër, hapësira për sulmuesit qendrorë do të bëhet gjithnjë e më e vogël. Ndryshe nga mbrojtësit, është më e vështirë për sulmuesit të luajnë në nivelin më të lartë kur ata janë më të vjetër”.
“Ai mbetet një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, një apo dy tituj të tjerë nuk do të kishin shumë rëndësi për të, sepse ai ka një karrierë unike”.