Wednesday, 11. February 2026
Sport

Sirena angleze për Muçin

GS 11/02/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të luajë në Angli.

Mediumet turke, kanë raportuar të mërkurën se dy skuadra angleze kanë shprehur interesim për Muçin, por që nuk kanë përmendur emrat e tyre.

Thuhet se skautët e këtyre skuadrave angleze, do ta monitorojnë Muçin nga afër në ndeshjen kundër Fenerbahçes, të cilën Trabzonspori e luan të shtunën në shtëpi.

Muçi është i huazuar nga Beshiktashi te Trabzonspori, ekip për të cilin ka shpërthyer me 12 gola e 5 asistime, duke tërhequr vëmendjen e skuadrave angleze.

Trabzonspori pritet ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij për 8.5 milionë euro, përpara se të mendojë për ta shitur Muçin gjatë verës për të përfituar financiarisht.

Muçi ka kontratë me skuadrën e Beshiktashit deri në verën e vitit të ardhshëm.

Teilen: