• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sirena angleze për Shpendin, rekordet e Dario Hubner janë shumë pranë

06/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pak ditë më parë firmosi një kontratë të re me Çezenën, por nëse do të vazhdojë kështu do të jetë e vështirë që të qëndrojë deri në fund të saj me ekipin bardhezi.

Kristian Shpendi është lojtari i momentit në Itali pasi udhëheq klasifikimin e golashënuesve të Serisë B pasi falë mesatares të shënimit të tij skuadra e Çezenës po përjeton një moment pozitiv.

Sipas medieve italiane edhe pse sapo ka rinovuar me skuadrën e Çezenës, Shepndi mund të jetë në dalje pasi gjatë merkatos së verës pritet që të shfaqin interes konkret për të disa prej skuadrave të Premier Ligës, të cilat siç dihet nuk kursehen në merkato.

Sa i përket momentit Shpendi është në ndjekje të dy rekordeve në Serinë B italiane. Ai ka shënuar gol në pesë ndeshje radhazi dhe nëse vazhdon dhe bën të njëjtën gjë edhe në duelet me Barin dhe Kozencën atëherë do të barazojë rekordin e vendosur nga Dario Hubner, i cili në sezonin 1995-1996 shënoi në shtatë ndeshje radhazi për klubin në fjalë.

Hubner po “ndjek” me shumë kujdes ecurinë e Shpendit pasi shqiptari po i kërcënon edhe një tjetër rekord. Në sezonin e lartpërmendur Hubner shënoi plot 22 gola duke u bërë golashënuesi më i mirë i Çezenës në Serie B. Në rrugë të mirë për të thyer këtë rekord është edhe Shepndi, i cili në 15 ndeshje ka shënuar plot 10 gola.

Next Post

Statistikat e Atalanta-Milan/ Sfida ku mbretëron “X”-i, historia anon nga kuqezinjtë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.