Klubet arabe po kalojnë periudhën e tyre më të mirë në historisë në këto momente, duke regjistruar shumë transferime të mëdha, të cilat pritet ta kthejnë elitën e futbollit në Arabinë Saudite, shumë kompetitive.
Mirëpo, pavarësisht ofertave marramendëse ende ka lojtarë, të cilët refuzojnë kalimin e tyre në kampionatin arab të futbollit, ku ndër ta është dhe “bomberi” i Atletico Madrid, Alvaro Morata, i cili ka refuzuar milionat e ofruara nga Lindja e Mesme, për të qëndruar në La Liga.
Megjithatë, refuzimi i arabëve nuk do të thotë medoemos, që Morata do të qëndrojë në elitën e futbollit spanjoll, me dyshen e Milanos, Inter e Milan, që po “luftojnë” për transferimin e 30-vjeçarit në Serie A.
Ndërkaq, kujtojmë se, sezonin që sapo lamë pas, nuk ishte “më i miri” për “bomberin” spanjoll, i cili arriti të shënojë vetëm 15 gola e të dhurojë 3 asistime, në 45 përballjet e zhvilluara me fanellën e “los colchoneros”. /i.m /abcnews.al