• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sirena edhe nga jashtë Italisë

17/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi i Napolit është vënë prej kohësh në ndjekje të Ardian Ismajlit dhe gjithnjë e më shumë shihet si ai më pranë mbrojtësit. Por nuk janë vetëm napolitanët të interesuar për të, pasi është bërë e ditur se ka edhe skuadra të tjera në Itali si Inter e Juventus që po monitorojnë futbollistin e Kombëtares.

Gazetari italian Armando Arenielo, i njohur për informacionet që ka rreth situatës në klubin e Napolit, ka konfirmuar për interesimin, teksa ka shpjeguar të gjitha zërat për mbrojtësin.

“Po, Ismajli është një emër që u pëlqen. Kam folur me ndërmjetësin e tij i cili më ka thënë qartësisht që diskutimi zgjat prej një viti, pra që nga janari i vit të kaluar është në orbitën e Napolit. Gjithsesi, është një lojtar i cili pëlqehet edhe në Turqi dhe Arabinë Saudite”, tha ai, duke zbuluar edhe ofertat e tjera që kishte marrë lojtari.

“Raportet e mira që kanë Napoli dhe Empoli mund të favorizojnë mbylljen e mirë të marrëveshjes për një shifër që nuk duhet të kalojë 3-4 milionë eurot, duke marrë në konsideratë faktin që është në fundin e kontratës në qershor. Ndaj mund të jetë ai zëvendësuesi, ose të paktën zëvendësi i Buonxhornos te Napoli. Edhe për faktin se Ismajli di të luajë në një mbrojtje me tre, që do ta bënte lojtarin ideal për Konten, i cili ka ndër mend t’i kthehet herët a vonë atij moduli”, theksoi Arenielo.

Next Post

Liverpool, trajneri Slot: Diogo Jota nuk është në formë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.