Wednesday, 18. March 2026
Sport

“Sirena” italiane për Ramadanin, mesfushori i kombëtares kërkohet në Serie A

GS 22/07/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani është pranë kalimit në Serie A, tek ekipi i Lecce.

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Lecce është gati të ofrojë 1 milion euro për shërbimet e ish-lojtarit të Partizanit, i ciliu momentalisht luan në Skoci me Aberdeen.

Drejtuesit e klubit italian kanë disa javë që negociojnë e duket se kanë rënë dakord për shumën. Ramadani pritet të ketë shok ekipi një tjetër lojtar kuqezi, Kastriot Dermakun./h.ll/abcnews.al

Teilen: