• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sirena italiane për Rei Manaj

12/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas sezonit fantastik që kaloi te Sivaspor.  

Nga raportimet e fundit bëhet me dije se sulmuesi shqiptar, i cili është edhe në radarin e gjigantëve të Turqisë, po përgatitet të vazhdojë karrierën në Itali. 

Lacio, një nga skuadrat e Serie A, që ka shfaqur interes të transferojë në skuadër Rei Manajn. Në raportimet e shtypit italian, thuhet se kryeqytetasit, që sezonin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Europës, kanë identifikuar sulmuesin shqiptar si objektiv të transferimit, raporton media turke, Aksam. 

Bëhet me dije se Lacio është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për kartonin e Manajt.

Qendërsulmuesi 27-vjeçar do të bëhet lojtari që ka mbushur më së shumti arkat e Sivasporit në histori nëse ky transferim realizohet. 

Futbollisti i Kombëtares shqiptare u aktivizua për 2612 minuta në 36 ndeshje me Sivaspor në sezonin 2023/24. Sulmuesi ka kontribuar me 22 gola dhe tri asistime për ekipin e tij gjatë kësaj periudhe.

Next Post

CRISTIANOOOO! Ronaldo realizon eurogol në miqësoren ndaj Irlandës.

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.