• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Sirena” spanjolle për Asanin, Celta Vigo interesohet për sulmuesin “kuqezi”

12/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Jasir Asani po bëhet gati të bëjë kapërcimin e madh në karrierën e tij. Paraqitjet e shkëlqyera dhe golat spektakolarë me kombëtaren e Shqipërisë në eliminatoret e fundit, zbuluan talentin e futbollistit edhe në arenën ndërkombëtare.

Vetëm Asani ka pranuar se do të largohet nga Gwangju dhe Korea e Jugut, ndërsa ka oferta nga thuajse të gjitha Ligat e rëndësishme të futbollit europian, teksa njëra prej tyre siç zbulojnë edhe mediat spanjolle vjen nga skuadra e Celta Vigo.

Klubi i La Liga ka kërkuar informacion për futbollistin “kuqezi” dhe nëse gjithçka do të finalizohej, atëherë Jasir Asani do të kishte për herë të parë një skenë të madhe, pas aventurave të mëparshme europiane në Hungari, me skuadrën e Kisvarda dhe në Suedi, me “gjigantët” e AIK.

Duke qëndruar në termat e merkatos, paraqitjet me Kombëtaren e Shqipërisë kanë rritur ndjeshëm edhe vlerën e kartonit të tij, teksa sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”, Jasir Asani vlerësohet 1.2 milion euro në tregun e transferimeve. /i.m /abcnews.al

Next Post

Shuma që kërkon Chelsea për sulmuesin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.