Normalitet. Paulo Fonsekës i pëlqen shumë ky term, të cilin e përdor si flamur në qendër të “Milanello”-s. Dhe pastaj, vetëm për të dhënë dy shembuj, bëhet “normale që Leao mund të shkojë në stol”, ashtu si “nuk është për t’u habitur (d.m.th. është normale) që Kamarda luan titullar në vend të Abrahamit”.
Ai i trajnerit portugez është një lloj demokratizimi i skuadrës, i frymëzuar nga klasikja e madhe “të gjithë janë të dobishëm, askush nuk është i domosdoshëm”, një udhëzim që për disa trajnerë është ungjill i menaxhimit ekipor. Prandaj grupi para individëve dhe demokracia në zgjedhjen se kush luan, ndeshje pas ndeshjeje, pjesërisht nga nevoja, por edhe pjesërisht nga zgjedhjet.
SURPRIZA—Dhe kështu, në mes të nëntorit, skuadra kuqezi e gjen veten me minutazh mjaft të veçantë. Kohë në dispozicion për të gjithë, ose pothuajse për të gjithë (edhe sepse deri më tani infermieria ka dhënë një tarifë të pranueshme, krahasuar me një vit më parë). Sigurisht, Fonseka ka edhe një njëmbëdhjetësh referencë, por surprizat me të janë në rend të ditës. Si Kamarda në Kaljari apo Musah në Madrid, vetëm për të përmendur shembujt më të fundit.
Nga ana tjetër, është një filozofi që reflektohet plotësisht në zgjerimin e grupit të kapitenëve të mundshëm. Në më shumë se një rast, tekniku portugez ka shpjeguar se dëshiron të arrijë të paktën pesë lojtarë të denjë për këtë status, për një grup që mund të gjejë herë pas here kapitenë të ndryshëm. Ka koherencë, si dhe në minutazh: duke përfshirë sa më shumë elementë të përgjegjshëm dhe të përkushtuar në dinamikat e nevojat e skuadrës.
NUMRAT – Duke hyrë në detaje rreth kohës së përdorimit e duke përjashtuar portierët, mund të jetë e dobishme të kontrollojmë pesëshen më të mirë për sa i përket kohës së përgjithshme të lojës (d.m.th. Serie A plus Champions). Deri këtu, asnjë surprizë, ose pothuajse asnjë, në lidhje me emrat: Pulisiç kryeson (1,168 minuta), i ndjekur nga Fofana (1,139), Reijnders (1,094), Hernandez (1,026) dhe Emerson Rojal (976), i cili përfitoi nga problemet e ndryshme të Kalabrias.
Mbrojtësi i krahut brazilian i paraprin Leaon me vetëm nëntë minuta. Duke parë katet e poshtme të kësaj renditjeje, ato janë zënë nga ata që tashmë kanë bërë vizita jo të rastësishme në infermieri deri më tani: Benaser (60), Joviç (78), Kalabria (221). Për pjesën tjetër, në pesëmbëdhjetë ndeshjet e sezonit, të gjithë elementët e tjerë kanë grumbulluar të paktën 350 minuta. Jo pak, duke pasur parasysh se disa lojtarë janë thjesht alternativa, pavarësisht nga demokracia “fonsekiane”.
HAPËSIRË TOTALE – Terraçiano për shembull arriti 359 minuta, Musah 396, Abraham 482 dhe madje ata që konsideroheshin si anësorët rezervë, me Fonsekën u bënë protagonistë: 549 minuta për Çukvueze, 446 për Okafor. Një diskutim më vete për qendërmbrojtësit: teorikisht, pasi të jetë gjetur çifti referencë, trajneri duhet të vazhdojë sa më shumë me të njëjtët individë, por në fakt, kjo dyshe nuk është gjetur ende. Faza difensive është e tmerrshme, gabimet e repartit alternohen me amnezi individuale dhe kështu pas Tomorit (905 minuta) është, jo aq afër, është Pavloviç (722). Akoma më tej pas Çau (547) dhe i dëmtuar i fundit Gabia (539). Të gjithë, megjithatë, me minutazh jo të vogël loje.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL