• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, August 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Siti pagoi 24 milionë euro për të, sulmuesi brazilian zbritet nga autobuzi i klubit dhe arrestohet sepse…

07/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xho Alves, sulmuesi brazilian që dikur kishte veshur fanelat e Mançester Sitit dhe Evertonit  në Premier League, u arrestua së fundmi pasi refuzoi t’i paguante mbështetjen financiare të fëmijëve për ish-bashkëshorten e tij, ish-modelen dhe influencuesen Maiara Quiderolli. 

xho

Siç zbulohet nga “The Sun Football”,  37-vjeçari u detyrua të zbriste nga autobusi i ekipit të tij aktual, brazilian Amazonas FC , kur po përgatitej të udhëtonte për të luajtur një ndeshje. Ai u ndalua menjëherë nga policia. 

“Kishte një urdhër arresti në një qytet në shtetin Bahia për një borxh të vogël. Ky borxh padyshim do të shlyhet dhe ne shpresojmë që ai të lirohet,”- shpjegoi për mediat Artur Eugenio Matías, avokati i Jo Alves . 

Sipas të njëjtave informacione nga “The Sun”, rezulton që Xho, të ketë gjithsej tetë fëmijë, dy me Klaudia Silva, gruan e tij aktuale, dhe gjashtë të tjerë jashtë kësaj martese. Njëra prej tyre, me Maiara Quiderolli, të lartpërmendur . 

Vlen të theksohet fakti se Manchester Siti pagoi 24 milionë euro për sulmuesin brazilian. Ai zbarkoi te “qytetarët” në verën e vitit 2008, nga CSKA e Moskës në këmbim të 24 milionë eurove dhe duke qenë shpenzimi i parë i madh i atyre në Etihad Stadium në epokën e sheikëve. 

imagen-4357720-2

Xho u largua nga skuadra ‘Qytetare’ vetëm tre vjet më vonë, teksa u huazua edhe te Evertoni, por pa shkëlqyer.  

Me kombëtaren e Brazilit numëron 20 paraqitje ku ka shënuar 5 gola. Shkëlqimin e pati pikërisht me CSKA Moskën ku shënoi 30 gola në 53 ndeshje, si dhe me Atletiko Mineiron ku realizoi 28 gola.  

 PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Abissnet Superiore”/ Java e 35-të luhet të mërkurën, garë e fortë për vendin e fundit në “Final 4”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.