Wednesday, 15. July 2026
Sport

Siti shkruan historinë në futbollin anglez, “qytetarët” e Pep Guardiolës thyejnë edhe dy rekorde të tjera të jashtëzakonshme

GS 11/05/2024 1 Min. Lesezeit

Mançester Siti ka thyer dy rekorde të tjera në ndeshjen ndaj Fulhamit, teksa po vazhdojnë me hapa të sigurtë drejt titullit të katërt rresht të Ligës Premier. 

man-cityy-780x439

Me fitoren e thellë 0-4 ndaj Fulhamit, Sitika regjistruar fitoren e 16-të radhazi si mysafir i Fulhamit në të gjitha garat, duke e bërë serinë më të gjatë të fitoreve që një ekip ka pasur ndaj një kundërshtari në histori të futbollit anglez. 

Skuadra e Guardiolës gjithashtu ka shkuar në 16 ndeshje radhazi në aspektin e shënimit të golave si mysafir i Fulhamit, që është shifra më e lartë që një ekip ka regjistruar si mysafir në historinë e Ligës Premier. 

Ky rekord më herët ishte mbajtur nga Mançester Junajtid, pasikohë më parë ‘Djajtë e Kuq’ kishin shënuar në 15 ndeshje radhazi.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: