Wednesday, 22. April 2026
Sport

Situata delikate te Reali, zërat kundër trajnerit Alonsos: Mendon se është Guardiola

GS 30/10/2025 1 Min. Lesezeit

Xabi Alonso e ka kthyer Real Madridin te fitorja në “El Clasico”.

Madrilenët fituan me rezultatin 2-1 përballë Barcelonës, megjithatë jo çdo gjë po shkon si duhet.

Në kampin e Real Madridit po vërehet një ndryshim i madh në drejtim pas ardhjes së trajnerit Çabi Alonso.

“The Athletic” ka raportuar me burime pranë lojtarëve, që thonë se Alonso është më i ftohtë dhe më i distancuar krahasuar me paraardhësin Karlo Ançeloti, i cili ishte shumë i dashur nga skuadra.

“Ai mendon se është Pep Guardiola, por për tani është thjesht Xabi”, u shpreh një person pranë një lojtari të ekipit të parë.

Alonso ka kufizuar praninë e stafit dhe personave të jashtëm gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve, duke kërkuar më shumë privatësi dhe konfidencialitet.

Pavarësisht rezultateve pozitive, duket se jo çdo gjë pëlqehet nga lojtarët te Reali.

Teilen: