• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Situata e shqiptarit, përfshihet edhe Fabio Capello

17/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kristjan Asllani ka përfunduar përsëri në epiqendër të kritikave pas barazimit 2:2 të Interit me Bolonjën.

Mesfushori shqiptar ishte titullar, por sipas opinionistëve  në Itali nuk ishte në lartësinë e duhur për rolin e zëvendësuesit të Çalhanollu të dëmtuar.

Një prej atyre që ka folur rreth kësaj teme ishte edhe Fabio Capello, i cili në një intervistë të “La Gazzetta Dello Sport:, analizoi edhe paraqitjen e mesfushorit shqiptar.

“E vërteta është se ka lojtarë thelbësorë, edhe për faktin se bëjnë të luajnë mirë të gjihë të tjerët, qofshin këta titullarë apo zëvendësues.

I referohem sidomos Çalhanollu dhe Mkhitarjan.

Kur nuk janë ata, të tjerët që duhet të “komandojnë”, janë në vështirësi.

Asllani pas tre vitesh te Interi të lë ndonjë dyshim, ne na krijohet iluzioni se mund të luajë në mënyrë të qëndrueshme në vend të Çalha, por turku është i një kategorie tjetër”, tha Capello i cili kritikoi edhe Taremin e Zielinskin që nuk kishin qenë gjithashtu në lartësinë e pritshmërive.

“Duhet krenari, duhet luajtur me dëshirën e duhur. Ndoshta sot kemi dyshime te zëvendësuesit e Interit, por me kalimin e kohës këta lojtarë të njëjtë mund të na vërtetojnë të kundërtën”, tha më pas ish-trajneri i njohur italian.

Next Post

Maresca për yllin e ekipit: Nuk e di nëse do të stërvitet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.