Sot u zhvillua ndeshja e fundit e xhiros së dytë të Grupit E të Kampionatit Evropian Euro 2024, e cila përfundoi me fitore të Belgjikës.
Fitorja e sotme e mban Belgjikën në lojë për ta siguruar kualifikimin tutje në Euro 2024, por situata në grupin e saj është tejet interesante.
Që të katër skuadrat e Grupit E kanë gjasa për kualifikim tutje.
Rumania, Belgjika, Sllovakia dhe Ukraina kanë nga tri pikë që të gjitha, por që golaverazhi është ai që po e bën dallimin.