• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Situata në renditjen e FIFA-s

20/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rezultatet e skuadrave në këtë dritare të ndeshjeve ndërkombëtare, kanë sjellë lëvizje të shumta në renditjen e FIFA-s., me skuadrat që kanë ndryshuar pozitat edhe mes 10 të parave të këtij klasifikimi.

Por ajo që ka qëndruar e palëvizur nga pozicioni i saj është Shqipëria, e cila pas barazimit ndaj Çekisë dhe humbjes ndaj Ukrainës ka qëndruar në vendnumëro në këtë klasifikim, ku mban vendin e 65-të.

Për fatin e madh të kuqezinjve, pavarësisht lëvizjeve të skuadrave rrotull tyre, pozicioni nuk ka ndryshuar dhe ato mbeten larg grupit të skuadrave më të mira në kontinent e jo vetëm.

Duhet kujtuar se Silvinjo e mori Shqipërinë në vendin e 85-të në janarin e vitit 2023 dhe e ngjiti maksimumi deri në vendin e 59-të në tetor 2023. Vendi më i ulët në drejtimin e trajnerit brazilian është ai i 68 në prillin e vitit 2023.

Duhet theksuar se renditja e FIFA-s ishte e rëndësishme për pozicionimin e kombëtareve europiane në vazot e shortit të Botërorit 2024. Shqipëria duhej të ngjitej në vendin e 24-t mes ekipeve europiane që të shkonte në vazon e dytë të shortit.

Por tashmë atë post e siguroi Çekia me fitoren e fundit ndaj Gjeorgjisë dhe ia doli të kalonte në vazon e dytë, teksa kuqezinjtë janë të 29-tit mes europianëve.

Next Post

Oferta marramendëse, Jamal fut në sherr PSG-në dhe Barçën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.