Geri Nevil ka lëshuar “bombën” se në dhomën e zhveshjes së Mançester Junajtidit mund të ketë një spiun dhe lojtarët janë të zemëruar me sjelljen e Markus Rashfordit.
Sulmuesi 26-vjeçar u gjobit pas një udhëtimi në Belfast, pas së cilit ai humbi stërvitjen mëngjesin e së premtes së shkuar dhe u la jashtë ndeshjes së Kupës FA kundër Njuportit.
Trajneri i Junajtidit, Erik ten Hag, konfirmoi se çështja është zgjidhur, me sulmuesin që u gjobit edhe me 650 mijë paund.
Por ish-kapiteni Nevil beson se historia është bërë më e madhe prej lojtarëve që flasin me mediat: “Këtë mëngjes, duke parë titujt e gazetave më duket se ka disa njerëz që japin informacion kundër tij. Sepse ka gjëra atje që shokët e skuadrës nuk i kapërdijnë. Ai është i veçuar në dhomën e zhveshjes. Ka gjëra që kanë dalë nga dhoma e zhveshjes”.
PANORAMASPORT.AL