Dhjetë prezenca sezonale e kanë ulur ndjeshëm vlerën e Davide Kalabrias, kontrata e të cilit me Milanin skadon në fund të sezonit. edhe pse kapiten, atij nuk i është ofruar rinovimi.
Përdorime më të gjera për Samuel Çukvuezen (21 prezenca dhe 3 gola) dhe Noah Okaforin (16 dhe 1 gol), por asnjëri syresh nuk bind drejtuesit.
Dy anësorët kanë merkato dhe mund të shiten duke sjellë në arkat e klubit 30-40 milionë euro që do të financonin merkaton e janarit ku Milani do të kërkojë një mbrojtës, një mesfushor qendre dhe një anësor të djathtë.
Ndërkohë, për Kalabrian përflitet një prishje konsensuale e kontratës në fuqi me 28-vjeçarin që do të sistemohej menjëherë te Komo.