• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Situatë e frikshme për Neymar, persona të armatosur tenojnë rrëmbimin e partneres dhe vajzës së tij

08/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-sulmuesi brazilian, Neymar ka kaluar momente tmerri, ndërsa disa banditë kanë tentuar të rrëmbejnë partneren e tij, modelen Bruna Biancardi dhe vajzën e tyre të porsalindur.

Mediet braziliane raportojnë se ngjarja ndodhi në Cotia, në periferi të Sao Paulos në Brazil, kur tre burra të armatosur mësynë shtëpinë e prindërve të Bruna-s. Gazeta “R7” raporton se të dyshuarit, dy prej të cilëve ishin të armatosur, po kërkonin Bianciardin dhe vajzën e çiftit, Mavie. Asnjëri prej tyre nuk ishte në shtëpi në kohën kur ndodhi ngjarja dhe as ylli i Brazilit, Neymar

Fatmirësisht modelja dhe vajza e tyre që sapo ka bërë një muajshe nuk ndodheshin në objekt në atë moment. Kriminelët kishin përfituar nga mungesa e energjisë elektrike e shkaktuar nga stuhitë e së premtes së kaluar për të hyrë në rezidencë.

Aktualisht njëri prej të arrestuarve është fqinj i familjes së Bruna Biancardi-t, teksa dy personat e tjerë të akuzuar janë ende në kërkim.

Prindërit e Brunës u morën peng, u lidhën dhe u mbyllën në një nga dhomat e shtëpisë. Kriminelët nuk gjetën para në kasafortën e shtëpisë, por morën sende të tjera me vlerë dhe u larguan.

Në rrjetet sociale, Biancardi siguroi ndjekësit se “falë Zotit gjithçka shkoi mirë”. Neymar nga ana tjetër ka postuar edhe një mesazh: “Ditë e trishtë, por falë Zotit të gjithë janë mirë”./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Heremy Harris është larguar nga Bashkimi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.