Andorra po përballet me një situatë të paprecedentë, pasi kampionati akoma nuk ka nisur.
Skuadrat duhet të luanin javën e katërt këtë javë, ndërsa asnjë sfidë e programuar më parë nuk është zhvilluar.
Shkak për këtë janë bërë futbollistët e huaj, pasi kuota e vendosur për futbollistët e huaj është kaluar.
Kështu kanë mbetur 80 lojtarë pa u regjistruar, teksa nuk kishin fituar lejen në kohë.
Primera Division në Andorrë përbëhet nga rreth 85% e lojtarëve të huaj.
Sot do të ketë një mbledhje për këtë fakt, pasi disa klube nuk kanë mjaftueshëm futbollistë për të garuar.
Një rast ekstrem është i Pas de la Kaza, që nuk ka regjistruar asnjë lojtar.
Më tej Karroi ia ka dalë të regjistrojë vetëm 1. Situata të rënda kanë edhe Santa Koloma me Penia Enkarnada.
Klube të elitës janë sanksionuar po ashtu sepse disa lojtarëve u mungojnë lejet e qëndrimit.
Qeveria pritet të ndërhyjë ndërkohë për ta zgjidhur sa më shpejt këtë situatë.