• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sivasspor del me deklaratë: Nuk ka ofertë zyrtare për Manajn

18/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rey Manaj vazhdon të jetë i përfolur në merkato. Sulmuesi është pjesë e Sivasspor në Turqi, por ende nuk e ka të qartë nëse do të vazhdojë aty edhe për sezonin e ardhshëm apo jo.

Sipas raportimeve nga Turqia, interesimet për shqiptarin janë të shumta. Madje është bërë e ditur se ka pasur edhe oferta, por vetë klubi i Sivasspor në një reagim të bërë e ka mohuar diçka të tillë.

Klubi turk, nëpërmjet një deklarate, njofton se nuk ka asnjë ofertë zyrtare për Rey Manajn.

“Për shkak të lajmeve të rreme që janë publikuar së fundmi në shtyp dhe në rrjetet sociale rreth transferimit të futbollistit tonë, Rey Manajt, është bërë e nevojshme të informojmë komunitetin tonë dhe publikun. Nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare për transferimin e Rey Manajt nga asnjë klub. I kërkojmë tifozëve dhe komunitetit të sportit që të besojë vetëm deklaratat e bëra përmes kanaleve tona zyrtare. Njofton me respekt publikun, bordi drejtues i Sivasporit”, shkruhet në deklaratën e klubit Sivasspor.

Sezoni i kaluar ishte i shkëlqyer për Manajn, që shënoi 18 gola në kampionat, në 33 ndeshje të zhvilluara. Në sezonin aktual, 27-vjeçari nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës në dy ndeshjet e luajtura.

Next Post

Enzo Fernandez kapiten për blutë, Grilish e Foden në stol. Publikohen formacionet zyrtare të Çelsi-Mançester Siti

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.