Trepça dhe Peja shkon në vazhdime, pasi koha e rregullt u mbyll më rezultat të barabartë.
77 – 77 u mbyll koha e rregullt në këtë super-finale.
Çereku i katërt ishte fenomenal, me të dy ekipet që treguan lojë mbresëlënëse.
Kur po mendohej që pejanët do fitojnë ndeshjen, mitrovicasit barazuan gjithçka në sekondat e fundit.
Vlen të përmendët që fituesi i kësaj ndeshje shpallet kampion, pasi seria është 2:2./Lajmi.net/