Janë shuar tashmë gjasat për Cristiano Ronaldon që të fitojë titullin e kampionit në Arabinë Saudite.
Al-Nassr barazoi 1:1 me Al-Ettifaq, për t’i humbur edhe matematikisht gjasat për t’u shpallur kampion, shkruan lajmi.net.
Me një xhiro të mbetur, Al-Nassr është në vendin e dytë me 64 pikë, pesë më pak se Al-Ittihad që sot do të shpallet kampion në elitën e futbollit saudit.
Ronaldo ka 14 gola të shënuar dhe dy asistme gjithsej dhe gjendet gjashtë gola larg top-golashënuesi i ligës./Lajmi.net/