Shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës ka bllokuar pjesëmarrjen e sportisteve kosovare të volejbollit në “Ballkanikun U21”.
Lajmin e ka bërë të ditur vet faqja e Federatës së Volejbollit të Kosovës në rrjetet sociale, duke kërkuar përmes këtij shkrimi edhe heqjen e të drejtës për këtë organzim, shkruan Lajmi.net
“Ambasada e BeH në Shkup, nuk ka qenë e aftë të lëshojë vizat për ekipin e Kombëtares U21 te vajzat.
“Federata e Volejbollit e Kosovës ka reaguar menjëherë, duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat e mundshëm, duke e quar në nivelet më të larta këtë problematikë.
“Presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci e ka njoftuar menjëhere edhe Asociacionin Ballkanik të Volejbollit (BVA), te e cila organizatë ky veprim i organizatorit është pritur me shqetësim.”, shkruhet në njoftimin e FVK-së.
Reagimi i plotë: