• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skandal i ri i basteve, kontrollohet shtëpia e futbollistit

05/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Idhulli i Flamengos ka përfunduar në sferën e drejtësisë. Pas Lucas Paquete, Brazili rikthehet për t’u marrë me bastet e futbollit: Shtëpia e Bruno Henrique, me sa duket u kontrollua këtë mëngjes nga Policia Federale me urdhër të Ministrisë Publike të Rio de Zhaneiros.

Dyshimi është se sulmuesi ka marrë një paralajmërim gjatë një ndeshjeje për të favorizuar një grup bastexhinjve, mes të cilëve edhe disa të afërm të tij.

Ndeshja në fjalë është luajtur një vit më parë, më 1 nëntor 2023: Flamengo u ndesh me Santos në Brasileirao dhe lojtari kishte protestuar shumë ashpër ndaj arbitrit, duke marrë një karton të verdhë të pashmangshëm.

Çështja u hap, pasi tre kompani bastesh sportive raportuan një rrjedhë anormale dhe të pashpjegueshme bastesh për kartonin e verdhë të 33-vjeçarit në minutat e fundit.

Sipas mediave vendase, në parim Drejtësia nuk ka ndërmend ta arrestojë, por po heton edhe një pjesë të madhe të familjes së tij, pasi njerëzit e afërt të tij investuan dhe fituan shumë para për ngjarjen.

Gjatë kontrollit u sekuestrua një kompjuter dhe një celular; Flamengo deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare për këtë çështje dhe prania e tij në ndeshjen e radhës në kampionat, kundër Cruzeiro, është në dyshim.

Next Post

Arsenal do Wirtz, Leverkusen ngre “bllokadën” 150 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.