• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skandal i ri në futbollin kamerunas: Eto’o dhe Federata në borxh mbi 2 milionë euro

26/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ekziston një konflikt i hapur mes FECAFOOT, Federatës Kamerunase të Futbollit, të udhëhequr nga Samuel Eto’o, dhe dy agjensioneve lokale të udhëtimit, MEDI VOYAGE SARL e MARËAN & MEDI VOYAGES SARL.

Të dy kompanitë, të përfaqësuara nga avokati Pierre Robert Fojou, në fakt e kanë denoncuar një dështim të pagesës prej afro 1,5 miliardë frangash kamerunase CFA (2,3 milionë euro), që lidhet me furnizimin me bileta avioni për ekipet kombëtare, shërbimet të ofruara që nga viti 2023 e deri tash.

Pavarësisht premtimeve dhe takimeve të shumta, përfshirë një që ishte mbajtur më 24 janar 2025 me vetë Eto’o pjesëmarrës, asnjë pagesë nuk është bërë deri tash.

Një raport i nënshkruar më 4 shkurt e konfirmon vlefshmërinë e krediteve, por FECAFOOT nuk i ka përmbushur obligimet e saj.

Agjensionet madje lëshuan fatura me kërkesë të Federatës, por pa asnjë bazë në fakte.

Sipas avokatit, fondet publike të caktuara për këto shpenzime në fakt u morën nga FECAFOOT, por u shpenzuan për angazhime të tjera.

Tash, pas muajsh pritjeje, bisedimet janë ndërprerë edhe zyrtarisht.

“Nëse brenda 8 ditësh nuk bëhen pagesat, do të ndërmerren veprime ligjore me një kërkesë për kompensim dhe ineres”, shkruan Camfoot dhe media të tjera kamerunase në lidhje me skandalin e ri që e ka vënë në shënjestër ish-sulmuesin e njohur Samuel Eto’o.

Next Post

Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Letonisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.