Gjyqtari slloven i tenisit, Marko Ducman, u përjashtua nga tenisi për 10 vjet për baste në ndeshje dhe falsifikim të të dhënave, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit (ITIA), përcjell lajmi.net.
Ducman, i cili gjykoi në turnetë ITF, ATP dhe VTA, u pezullua përkohësisht pasi pranoi se kishte shkelur Programin Kundër Korrupsionit të Tenisit.
Zyrtari i nivelit të bronztë pranoi katër shkelje, duke përfshirë bastet në ndeshjet që ai drejtonte, njofton Reuters.
Përveç këtij dënimi, ai u urdhërua të paguante 75 mijë dollarë si dëmshpërblim./Lajmi.net/