Në Zelandën e Re dhe Australi po zhvillohet Botërori i femrave, aty ku nuk kanë munguar rezultatet surprizë por edhe skandalet. Së fundmi, FIFA ka nisur zyrtarisht një hetim për trajnerin e Zambias, Brus Mvape.
Trajneri i skuadrës së Zambias akuzohet se ka shpërdoruar detyrën e tij si trajner, duke abuzuar seksualisht me futbollistet e skuadrës. Më konkretisht, ai akuzohet së fundmi se para ndeshjes ndaj Kosta Rikës të cilën e fituan 3-1, ka kapur nga gjoksi njërën prej lojtareve. Kjo skenë, është parë edhe nga dëshmitarë të cilët kanë bërë denoncimin e rastit.
Për trajnerin nuk është rasti i parë që akuzohet duke qenë se prej muajsh kishte hetime për të. Pavarësisht denoncimeve të shumta edhe nga lojtaret që i ka stërvitur, Federata e Zambias vendosi ta emëronte në krye të stolit duke hedhur poshtë pretendimet. Tashmë, mbetet të shihet vendimi që do të merret pas këtij rasti të fundit.
PANORAMASPORT.AL