• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, October 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skandal në Fier, tifozët miq lënë pa ndjenja arbitrin e katërt

11/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje e shëmtuar u shënua në ndeshjen e kategorisë së parë mes Apolonisë dhe Vorës, në “Loni Pupuçiu.”

Tifozët e Vorës, të pakënaqur me gjykimin, ka goditur me një stol të hequr nga sektori ku qëndronin arbitrin e katërt, Blerim Ziri.

Goditja për pak mund të rezultonte fatale për zyrtarin e ndeshjes, i cili nga tronditja dhe plagët është rrëzuar pa ndjenja në tokë.

Gjyqtarit të katërt iu dha menjëherë ndihma e shpejtë dhe pas disa çastesh është përmendur.

Tifozët e Vorës kanë mundur të thyejnë rrethimin duke hyrë në fushë, por me ndërhyrjen e forcave të sigurisë janë kthyer në tribunë.

Sa i përket ndeshjes, Apolonia fitoi 2-1 në limitet e kohës së rregullt me golin e Asllanajt me penallti (Dalipi i Vorës u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë). Më herët kishin shënuar Umejiego i vendasve dhe Ismaili për Vorën.

Next Post

VIDEO/ I anuluan golin e fitores ndaj Milanit në shtesë, presidenti i Leçes akuzon: Përdorim djallëzor i VAR-it

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.