Friday, 27. March 2026
Sport

Skandal në La Liga

GS 23/08/2023 1 Min. Lesezeit

Pavarësisht fitores, ajo e së shtunës së kaluar ka qenë një mbrëmje e shëmtuar për portierin e Athletic Bilbao, Unai Simon.

Lojtari, në fakt, ka marrë fyerje të rënda gjatë ndeshjes së La Liga-s të luajtur në El Sadar të Pamplonas, ku skuadra e tij ka fituar 2-0 në transfertë kundër Osasuna-s, falë golave të Inaki Williams dhe Guruzeta.

Telekamerat e programit ‘El Dia Despues’ në Movistar Plus+ kanë kapur një grup tifozësh të ekipit vendas që ofendonin portierin e kombëtares spanjolle dhe të Athletic:

“Vdeksh, o bir k****” dhe “Byth*****”, kanë qenë fyerjet, përveç koreve kundër kombëtares spanjolle.

Federata tani është thirrur t’u japë një përgjigje të ashpër këtyre tifozëve.

Teilen: